Parada e zhvilluar sot në sheshin Nënë Tereza në Tiranë pas demonstrimeve ka qenë e hapur për qytetarët për rreth dy orë. Kureshtja ka qenë e madhe nga qytetarët për të parë nga afër pajisjet ushtarake të Britanisë, Kroacisë, Kosovës, por edhe të forcave shqiptare. Majori Kreshnik Bunguri në një intervistë për Report Tv nga parada që u zhvillua në Tiranë u shpreh se kjo ka qenë stërvitja më e madhe e shtrirë në det dhe terren malor. Ai tregoi edhe specifikat e disa prej mjeteve ushtarake.
Cfarë mund të na thoni për stërvitjen?
Kjo stërvitje ka një vazhdimësi, ka 7 vite që zhvillohet. Në dy vitet e fundit ka më shumë forca. Stërvitja bëhet në terren malor dhe det.
Keni bërë disa demonstrime, ndërsa tani janë hapur qytetarët
Këtu ka pajisje të ndryshme të nevojshme për mbijetese në ditët e punës apo luftimeve
Si ka shkuar stërvitja me trupat britanikë?
Ne stërvitemi në nivele të përbashkëta me trupat e tjerë britanikë dhe jemi në të njëjtin nivel
A mund të na tregoni specifikat e disa prej mjeteve ushtarake?
Ky është një mjet i lehtë rikunicioni, tipit anglez, shumë përdorimesh për të operuar në zona të larta rreziku, përdoret për distanca të gjata, mund të përshtatet për shkretëtira apo zonë të pyllëzuar. Ka manovrueshmëri të lartë dhe fuqi të madhe zjarri. Kanë snajpera, armë të kalibrit të ndryshëm. Edhe interesi i publikut është i madh. Kjo është një pushkë snajper me dylbi. Janë pajisje britanike, që i ka në posedim. Është hera e parë dhe e vetme për të parë armatimet e palës britanike.
Mjeti anglez për shkretëtira dhe zonë të pyllëzuar
Snajperi i forcave britanike
Pjesë e paradës ishin edhe mjetet kosovare, kapiten Ilir Beqiri tregon veçoritë e mjeteve ushtarake të Kosovës....
Jemi me 5 automjete të paraqitura, nga ambulanca për ndihmë të parë, autokorr kobrash, mjet i blinduar luftarak dhe për patrullimin. Më i vjetri është ai i komunikimit dhe ndërlidhës, mund të komunikosh në cdo cep të botës për komunikimin në radio. Kjo stërvitje është mundësi e jashtëzakonshme për eksperiencën.