Miniera e Bulqizës është kthyer në një grackë vdekjeprurëse për minatorët që punojnë në të. Cdo ditë shënohen aksidente dhe probleme të panumërta dhe gjithmonë ata që e pësojnë për shkak të mungesës së sigurisë janë minatorët e nënpaguar.

Pak orë më parë u lëshua alarmi për bllokimin e një minatori në zonën D, në 1000 metra thellësi. Fatkeqësisht ndihmat nuk kanë arritur të mbërrin në kohë dhe minatori, Bajram Dalipi, është gjetur i vdekur.

Mësohet se minatori është bllokuar në një zonë që nuk administrohet nga kompania ACR.

Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për drejtuesin e firmës për të cilën Dalipi punonte.