Paradite takimesh, Lu dhe e
Arvizu nga Basha tek Meta

Paradite takimesh, Lu dhe e<br />Arvizu nga Basha tek Meta
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë blu ku i pranishëm ka qenë dhe ish- ambasadori i SHBA Alexander Arvizu si dhe Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi. Mësohet se në qendër të saj ka qenë situata politike në vend.

Mësohet se në këtë takim, Basha i ka qëndruar kushtit për qeveri teknike, ku sipas tij është rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Biseda gjithashtu u përqendrua tek çështjet e aktualitetit politik.

"Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Basha.

Ndërkohë më herët, Lu ka bërë thirrje kreut të opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend pasi vetëm në këtë mënyrë do t'i t’i hapet rruga zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Opozita ndodhet në ditën e 44 të protestë përballë kryeministrisë ku kryedemokrati Basha ka ritheksuar se nuk do të dalë nga çadra deri në realizimin e qeverisë teknike. 

Takimi Basha- Lu  vjen një ditë pas darkës së kreut të qeverisë Rama me Metën tek "Pazari i Ri" në fokus të së cilës ishte fati koalicionit PS-LSI.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë