Një nga paradokset më të forta që nxori vendimi i sotëm i Hagës lidhet me vetë Hashim Thaçin. Gati 30 vjet pasi u dënua nga gjykata e regjimit të Sllobodan Millosheviçit si pjesë e asaj që Beogradi e quante "veprimtari terroriste", ish-presidenti i Kosovës u dënua sërish, këtë herë me 25 vite burg për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Dënimi i ri është dy herë e gjysmë, ose thuajse trefish, më i lartë se ai që i kishte shqiptuar Serbia në vitin 1997. Pra edhe vetë Serbia nuk e ka dënuar Thaçin për këto krime se Haga.
Asokohe, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, që vepronte nën autoritetin e Beogradit, e dënoi në mungesë me 10 vite burg për veprimtari që autoritetet serbe i cilësonin terroriste. Sot, 29 vjet më vonë, Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan me 25 vite burg për krime lufte.
Vendimi i vitit 1997 u dha në një kohë kur Serbia ndiqte penalisht pjesëtarët e UÇK-së dhe veprimtarët shqiptarë. Thaçi nuk e vuajti atë dënim dhe më pas u bë një nga drejtuesit politikë të UÇK-së, kryeministër dhe president i Kosovës.
Lajmi kryesor:
Ditë e zezë për Kosovën/ Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte! Nga 25 vite për Thaçin e Krasniqin, rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit (VIDEO)






