Paradoksi i ligjit të Berishës, lë
pa asnjë qindarkë Romela Begajn

Paradoksi i ligjit të Berishës, lë<br />pa asnjë qindarkë Romela Begajn
Sporti shqiptar, e sidomos  peshëngritja vazhdon që të vuajë nga vendime absurde që janë marrë në të kaluarën. Kështu kampionia e botës në stilin e shkëputjes, Romela Begaj pavarësisht triumfit në kampionatin e Kazakistanit me ligj nuk përfiton asnjë shumë financiare, qoftë edhe modeste.

Vendimi në paradoks total me qeveritë Europiane, por edhe Botërore zbatohet vetëm në Shqipëri. Qeveria Berisha me një vendim të marrë më 29 tetor të vitit 2011 vendosi në ligj që të mos trajtojë financiarisht sportistët e peshëngritjes që marrin medalje, ose më saktë edhe sikur të ngjiten në majën në të lartë të podiumit vetëm në njërin nga dy stilet, pra trajtohen fituesit nga vendi i parë deri në të pestin në dy - garësh.

Saktësisht, do të thotë se Romela Begaj nuk do të përfitojë asnjë qindarkë ‘falë’ qeverisë Berisha pasi ishte në podium vetëm në stilin e shkëputjes. Tashmë pritet fjala e qeverisë Rama se s’i do të mbyllë këtë boshllëk të krijuar edhe nga një hendek i madh në komunikim në momentin që është miratuar ligji më 2011. Ndërsa Daniel Godelli si kampion në dy-garësh do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë