PARAGUAJ - Super milioneri Horacio Cartes bëri betimin si President i Paraguajit gjatë një ceremonie në kryeqytetin e Asuncion-it. Në fjalimin e tij inaugurues, Cartes, një eksponent i partisë së qendrës së djathtë, premtoi se do të vazhdojë luftën kundër varfërisë.

"Unë do të jem në politikë për t'u shërbyer popullit tim dhe për të përmirësuar të ardhmen e gjeneratave të reja," shtoi ai. Cartes, u zgjodh me 45.8% të votave në prill duke mundur rivalin e tij Liberalin Efrain Alegre, me nëntë pikë më shumë. 

Cartes është një nga biznesmenët më të njohur në Paraguaj dhe gjatë fushatës së tij elektorale premtoi krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë. Shteti Latin është një nga vendet më të varfra në Amerikën e Jugut.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)