LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, ku ka mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje- Rrogozinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara, duke bërë që mjeti tip 'Benz' me targë AA 461 TU, të dalë nga rruga duke plagosur drejtuesin e mjetit.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosur dhe as gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.