Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër në afërsi të NSHN-së. Dy automjete me targa greke, një tip ‘Hyndai’ dhe një tip ‘Ford’ janë përplasur.

Nga përplasja ka pasur dëme të konsiderueshme të dy automjeteve si dhe janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Mësohet se të dy janë emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri. Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar.