Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e 2 javëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe 5 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 15 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.     

Ndërkohë janë vendosur 1981 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes tyre për mosvënien e rripit të sigurimit; përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; parakalime të gabuara etj.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 15 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", si dhe janë vendosur gjithsej 1981 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

120 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

66 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

16  masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

45 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

244 masa përtejkalim të normave të shpejtësisë;

267 masa për parakalime të gabuara;

724 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

89 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

410 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.