Paralajmërohet Europa, të shtëna
në Amsterdam, tre të arrestua

Paralajmërohet Europa, të shtëna<br />në Amsterdam, tre të arrestua
Të shtëna paralajmëruese me armë zjarri ka pasur edhe në Amsterdam të Holandës, pasditen e kësaj të marte, siç njoftojnë oficerë të policisë holandeze përmes Twitterit, gjatë një aksioni për arrestimin e tri të dyshuarve. Ngjarja ka ndodhur në stacionin qendror të trenit në kryeqytetin holandez.

Një zëdhënëse e policisë refuzoi të jepte detaje mbi ngjarjen e fundit, por mësohet se askush nuk është plagosur gjatë arrestimeve. Një dëshmitar ka thënë për “Reuters” se, në vendngjarje kishte dëgjuar një të shtënë, teksa kishte parë edhe një të dyshuar që vraponte në tentativë për t’i shpëtuar policisë.

Zona përreth stacionit qendror të Amsterdamit është rrethuar, ndërsa aty ka edhe një prani të lartë të forcave policore.

Të shtënat janë dëgjuar vetëm pak pas ndjekjes që po i bëhej një makine të zezë të tipit “Volkswagen Golf”, por në përfundim tri persona u arrestuan, vetëm pak metra larg stacionit. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë me sulmet terroriste që u morën jetën të paktën 30 personave në Bruksel.

Ende nuk ka të dhëna nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, sikurse edhe shkaqet e arrestimeve dhe të shtënave nuk dihen.tch

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat