Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pa praninë e Turqisë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Le të flasë kush të dëshirojë, mos u kushtoni vëmendje këtyre agjitacioneve që kryhen. Disa thonë se 'është kufizuar aftësia e lëvizjeve diplomatike'. Jo përkundrazi, në asnjë çështje pa praninë tonë në tryezë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin tonë", është shprehur Erdoğan në Kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në Ankara.
Ai ka theksuar se tashmë kanë filluar të groposen të gjithë, PKK-ja, DEASH-i apo edhe PYD-ja dhe tha se "Çfarë kemi thënë më parë? Që këto 'do të groposen të gjithë'. Dhe ashtu kemi vepruar dhe do të vazhdojmë t'i groposim. Ose do të largohen nga këtu tek ata që u kanë hapur krahët, ose do të groposin armët e tyre dhe t'i mbulojnë me beton".
"Ne i kemi zemrat dhe krahët e hapur për ata që tregojnë miqësi me ne. Ndërsa i shkelim dhe i shtypin përsipër ata që ushqejnë armiqësi ndaj nesh dhe që kërcënojnë pavarësinë tonë dhe të ardhmen tonë. Duke mos vërejtur as identitetin dhe as madhësinë e tyre këtë e bëjmë me ndihmën e Allahut, me guximin e popullit tonë dhe duanë e miqve tanë", tha në fjalën e tij presidenti Erdoğan.
Duke bërë të ditur se këtë çështje e ka biseduar shumë herë me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, por se gjithmonë kanë mbetur të mashtruar, Erdoğan ka theksuar se "Jo njëherë, dy herë, por jemi mashtruar gjithmonë. Dhe si rrjedhojë kemi arritur këtu ku jemi të detyruar që t'i zgjidhim vetëm punët tona. Përse? Sepse nuk mund të durojmë që PYD/PKK-ja, këto terroristë të hedhin raketa nga ana përballë në territorin tonë dhe ne të kemi dëshmorë".
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30