Paralajmërimi i epidemiologëve: Deri më 1 maj mund të humbin jetën mbi 200 mijë amerikanë! Dr. Fauci: Virusi do vijojë të shndërrohet

Paralajmërimi i epidemiologëve: Deri më 1 maj mund të humbin jetën mbi 200 mijë amerikanë! Dr. Fauci: Virusi do vijojë të shndërrohet

Mjeku në SHBA Anthony Fauci

SHBA- Një ekip epidemiologësh në Universitetin e Washingtonit kanë bërë një parashikim të frikshëm lidhur me koronavirusin në SHBA. Sipas saj, mund të humbin jetën 200 mijë amerikanë nga ky moment deri më 1 maj si pasojë e këtij virusi.

Deri më tani kanë humbur jetën mbi 430 mijë amerikanë, por edhe nëse duke filluar nga ky moment e gjithë SHBA të fillojë të respektojë masat e vendosura anti COVID si mbajtja e maskës apo evitimi i grumbullimeve, sërish shifrat sipas Institutit për Vlerësimin e Shëndetit do të jenë mbi 130 mijë viktima në 3 muajt e ardhshëm.

“Ky virus do të vazhdojë me siguri të evoluojë dhe të shndërrohet”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, gjatë një telefonate me gazetarët të premten.

Qeveritë federale dhe shtetërore po vijojnë procesin e vaksinimit të popullsisë, por edhe parashikimi më optimist sugjeron që nëse jo shumica shumë amerikanë do të duhet të presin deri në verë për t’u imunizuar.

Për të parandaluar sadopak përhapjen e mëtejshme si dhe avancimin e situatës, Presidenti Joe Biden ka lëshuar një urdhër federal dhe ekzekutiv për mbajtjen e maskave por që prek vetëm zyrat federale dhe dhe kontraktorët, pasi ai nuk mund t’u thotë shteteve se çfarë të bëjnë.

CNN shkruan se në SHBA ka një debat për kryerjen e më shumë testimeve pasi administrata e re ka lëshuar kërkesa më të rrepta për teste për udhëtimet ndërkombëtare dhe po debaton nëse do të kërkojë testime për udhëtime të brendshme.

Drejtori i ri i CDC, Dr. Rochelle Walensky, thotë se ardhja e varianteve të reja do të thotë që amerikanët duhet të dyfishojnë të gjitha gjërat të cilat iu është thënë tashmë të bëjnë – por që miliona amerikanë ende nuk po i bëjnë.

“Shfaqja e varianteve nënvizon nevojën për veprim të shëndetit publik. Së pari, vaksinohuni kur të vijë radha juaj”, tha Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Por ekspertët e shëndetit publik janë pesimistë se amerikanët do të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës në një vit në pandemi.

Amerikanët që mund ose janë të gatshëm të mbajnë maska apo qëndrojnë në shtëpi tashmë po e bëjnë atë. Bllokimet kanë qenë jopopullore dhe zyrtarët lokalë nuk janë të gatshëm t’i zbatojnë ato, gjithsesi.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja