Paralajmërimi i fortë i Vuçiç: Vonesat në dialogun me Kosovën mund të ndezin luftën në rajon

Paralajmërimi i fortë i Vuçiç: Vonesat në dialogun me Kosovën mund të ndezin luftën në rajon

Rajoni kërcënohet nga lufta nëse vijon mungesa e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Është kjo deklarata e kreut të shtetit serb Aleksandër Vuçiç, i cili i ka bërë thirrje vendeve të BE të ndërhyjnë dhe të jenë më aktivë në procesin e negociatave për heqjen e tarifës doganore për produktet me origjinë serbe.

Vonesat në rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë Ballkanin Perendimor i cili ende po kërcënohet nga luftërat e viteve të 90-ta, tha në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Çdo ditë vonesë mund të krijojë kushte në të cilat një shkëndijë mund ta ndezë në flakë tërë rajonin. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë” tha Vuçiç.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur si ide ndryshimin e kufijve si pjesë e një marrëveshjeje të paqes mes dy vendeve. Vuçiç këtë e quan "përcaktim të kufirit" ndërkaq Thaçi “korrigjim të kufijve”. Mirëpo shumë analistë këtë ide e shohin si një përpjekje shkëmbime territoriale.

"Pranimi ynë (Serbisë) në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje", thotë në këtë intervistë për Reuters, presidenti serb Vuçiç duke shtuar se ai pret që Gjermania, Franca apo BE-ja të bëhen më aktive në procesin negociues."Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt," tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 22/03/2019 02:47

    Ske byth me ba luft se se ke lan per vones as per burr I mire buz viq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë