Paralajmërimi i Kinës: Mos studioni në SHBA

Paralajmërimi i Kinës: Mos studioni në SHBA

Para se të ndërmarrin një hap të tillë, studentët dhe shkencëtarët duhet të vlerësojnë me kujdes rrezikimin për ta dhe të marrin masa të përshtatshme e paraprake, thuhet në një deklarate të shkurtër të Ministrisë së Arsimit në Pekin. Në disa raste ka pasur probleme me kohëzgjatjen ose me dhënien e vizave. Hollësi ministria nuk përmend. Në televizionin shtetëror një zëdhënëse tha se gjendja e përgjithshme e studentëve kinezë në SHBA është e qëndrueshme.

Por Hu Xijin, kryeredaktori i gazetës kineze Global Times, shkruante në rrjetin informativ Twitter: "Ky paralajmërim është një përgjigje ndaj serisë së fundit të diskriminimit të SHBA ndaj studentëve kinezë dhe gjithashtu mund të kuptohet si një përgjigje ndaj luftës tregtare të shkaktuar nga SHBA"

Studentët si faktor ekonomik

New York Columbia Universität Chinesische Absolventen (Imago/Xinhua)

Studentë nga Republika Popullore përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm ekonomik për universitetet amerikane. Rreth 360.000 studentë në vit i sjellin SHBA rreth 14 miliardë dollarë me shkollimet dhe me taksat e tjera që paguajnë në vend.

Në kuadër të mosmarrëveshjes për doganat të nisur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, marrëdhëniet midis dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Për këtë kontribuojnë sanksionet amerikane kundër gjigantit teknologjik kinez Huawei si dhe mbështetja amerikane për Republikën e Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike, por të cilën Pekini e konsideron një provincë të pabesë.

Republikanët e Presidentit të SHBA, Donald Trump, prezantuan muajin e kaluar një projektligj për Kongresin, i cili parashikon ashpërsim të kushteve për studentë nga Republika Popullore. Sipas tij, në të ardhmen nuk duhet të marrë një vizë studimi apo një vizë për qëllime kërkimore, askush që punësohet ose mbështetet nga ushtria kineze.

Vitin e kaluar, Ambasada kineze në Uashington publikoi një rekomandim sigurie për bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, në të paralajmërohet për fatura të larta mjekësore si dhe për konfiskime nga autoritetet doganore. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!