Paralajmërimi i NASA-s: Asteroidët
do na vrasin, jemi të papërgatitu

Paralajmërimi i NASA-s: Asteroidët<br />do na vrasin, jemi të papërgatitu
Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se ndodhemi pranë një ngjarje qiellore dhe nga kjo toka mund të pësojë një ndryshim të madh.

Eksperti i NASA-s, Dr. Joseph Nuth, ka folur nga San Francisko, duke dhënë alarmin se një kometë apo një asteroid mund ta zhdukin tokën. Sipas tij, edhe nëse e shohim duke ndodhur, nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndalur.

Duke i shpjeguar pretendimet e tij apokaliptike, Dr. Nuth tha se përderisa asteroidet dhe kometat mjaftueshëm të mëdha për ta zhdukur civilizimin janë të rralla, ato mund ta godasin planetin tonë ‘çdo 50 ose 60 milion vjet.

Tani duke e marrë parasysh se një kometë ishte ajo që zhduki dinozaurët 65 milionë vjet më parë, planeti jonë mund të jetë pranë ngjarjes së njëjtë.

Nuth për këtë i referohet një ngjarjeje që ndodhi më 2014 kur një kometë kaloi pranë Marsit. Ajo kometë nuk ishte vërejtur deri 22 muaj para se të kalonte pranë planetit të kuq, që i bie se një kometë të tillë nuk mund ta parashikojë askush apo ta parandalojë që ta shkatërrojë Tokën.

Zgjidhja? Nuth beson se NASA duhet të ndërtojë një raketë mjaftueshëm të fuqishme për ta shkatërruar kometën kur të vije dita e madhe apokaliptike, për të shpëtuar Tokën.

Ai tha: “Duke ndërtuar një pajisje të tillë, do të minimizohej mundësia që një asteroid të vinte nga një vend që është vështirë të vërehet, si nga dielli”.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës