Deputeti i PD, Astrit Patozi, kërkoi publikisht këtë të enjte dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.
Patozi paralajmëroi te "Të paeksozuarit" shpalljen e një alternative të re brenda Partisë Demokratike duke mohuar mundësinë e krijimit të një force të re politike.
“Do të shpall alternativë të re. Partia Demokratike është shtëpia ime.
Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike.
Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt” – u shpreh Patozi.
Ai më herët shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com