Paralajmërimi i Petrit Vasilit:
Janë edhe mijëra orë përgjime

Paralajmërimi i Petrit Vasilit:<br />Janë edhe mijëra orë përgjime<br>
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se përpos dosjes së publikuar të Habilajve janë edhe mijëra orë të tjera përgjime për trafiqe dhe aktivitet kriminale të bandave shqiptare të lidhura me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Aksioni opozitar
Në takim ishin një grup shumë i madh. U ndërtua një format politik pasi zhvillimet ishin shumë të rënda, katastrofik do të thosha. Janë zhvillime të cilat janë shumë të mëdha sepse vinë nga Italia.

Konfirmimi për situatën e rëndë vjen jo nga opozita por nga drejtësia Italiane. Ky kryeministër ka kohë që jo vetëm nuk kupton, pasi kuptimi i këtyre gjërave është biologjike. Shkalla e kompromentitmit të tij është shumë e rëndë.

Të gjitha akuzat dhe përfundimet që kemi bërë kishin të bënin me veprimtarinë kriminale të lidhur me drogën janë përjashtuar në mënyrë të dhunshme me nga Rama dhe ish- ministri është marrë në mbrojtjeje.

Normalisht një kryeministër që merr gjithë këto akuza duhet të kishte nisur verifikimi. Është shumë e thjeshtë, të inkriminuarit nuk reagojnë. Edhe reagimi që ka bërë ish-ministri është bërë nga presioni shumë i madh i ndërkombëtarëve.

Ka dy mundësi mbi të cilat lëvizi Rama. Ose është i kapur keq ose është i lënë nga mend. Kryeministri ka ndritur portal për verifikimin e ankesave të qytetarëve dhe nuk ka verifikuar akuzat e bërë ka dhe paturpësinë të thotë që është zhdukur 99% kanabisi. Un ka insistuar në një mbledhje të task forcës për drogën dhe kam thënë se përse vazhdojmë gënjejmë dhe themi se kemi zhdukur 99% te drogës.

Ju e dini tepsia dhe timoni për sa i përket rendit, i përkiste kryeministri. Timonin e kishte, mbrojtjen politike e kishte. Ngjarjet e fundit kanë treguar se këto zgjedhje, të parat që ka zhvilluar ky kryeministër, janë shkatërruar nga paratë e drogës. Nuk përgjonte kriminelët por përgjonte zyrtarët deti në nivelet më të larta të shtetit.

Kam denoncuar kryeministrin në atë kohë si nën kreu i LSI, që i bëri thirrje policisë flakni kapelën dhe grumbulloni vota. Kjo deklaratë ishte shumë e rëndë dhe palë me krimin. Për shkaka të kësaj deklarate kryeministri ka humbur të drejtën të thotë se po bën luftë me krimin. Para 2013, BE nuk ka folur për luftën me drogën. Kriminalizimi është i pashëmbull.

Qeveria anti mafia
Ju erdhi çudi pasi dëgjuat se ministrat bëjnë shkëmbim parash me kriminalitet. Po të mos thoshim qeveri anti- mafia do të ishte e ccuditshme. Qeveria teknike dhe ajo anti- mafia nuk ka asnjë lidhje me njëra tjetër.

Rama gjen vetëm armiq. Në 25 vite nuk kemi dëgjuar kriminalitet me të madhe të një qeverie. Madje është ulur këmbëkryq para kryeministrisë. Qeveria Anti- mafia ka si qëllim stabilizim të situatës dhe të luftoi krimin.

Reforma zgjedhore nuk zgjidh problemin e kriminalitetit. Nuk kemi pse riprodhojmë zgjedhjet e 25 qershorit, Në 25 qershor nuk bëmë zgjedhje, instaluam pushtetin e Mafias.

Qeveria anti-mafia zgjedhje të parakohshme
Këta që bërtisnin për vetingun , bërtisnin se donin ta kapnin këta para se ta kapnin ata të tjerët. Një veting të vërtet nuk e duan.

Drejtësia do ta thotë fjalën e saj po ky cbëri. Drejtësia nuk është në dorën e Ramës. Edhe nëse drejtësia mos të dojë të bëjë detyrën e saj ka një presion të tmerrshëm ndërkombëtarë.

NË 27 shtator në kuvend ka deklaruar se do të dëgjoni ngjarje që janë shumë më të rënda dhe këto që dëgjoni tani nuk do tju duken gjë.Njëherë ministri ishte super star, tashmë thotë të merret drejtësia me të. Unë pres ta mbrojë, e mbrojti 1200 herë ta mbrojë 1201 herë.

Përgjimet e tjera
Fokusi ishte fronti dhe asnjë tjetër dhe ky objektiv u formësua në syrin tuaj. Bëhet fjalë për mijëra orë përgjime. Në Katania ka një qendër shumë të rëndësishme e cila e merret me këto çështje dhe njihet në nivel europian dhe botëror. Ka një material frikshmërisht të bollshëm. Dëmi i shkaktuar Shqipërisë është një dëm shumë i madh dhe sa më gjatë të qëndrojë Rama në krye aq më shumë rëndohet situata.

Këto informacione Europa i ka, pasi vigjilon fort mbi ne dhe aktivitetin kriminal, në krye të të cilit është ky.

Deklarata e Donald Lu
Cdo prononcim që SHBA kanë bërë, janë gjithmonë të mirëpritura dhe në kohën e duhur. Amerikanët nuk kanë vonuar kurrë të jenë vigjilentë mbi ne.

Këto biseda Dhanë sinjalet e forta dhe në fund i hoqën petët lakrorit, pasi këto biseda nuk janë biseda mes kriminelëve por tregojnë krimin qeveritar.

Tavolina nuk ishte as e PD as e LSI po ishte vullneti i qytetarëve, pasi do ta shihni edhe në raste të tjera, ku në salla më të mëdha do të flasin qytetarët dhe politika do të rri mënjanë.

Këtu ka një shqetësim madhor të qytetarëve. 

d.t/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)