Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar Tony Radakin

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar Tony Radakin.

“Bota ka ndryshuar. Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh. Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike, shkruan CNN.

Sipas tij, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global, tha ai ndër të tjera. Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte “zhvillimi më i jashtëzakonshëm” i vitit. 

Ai tha se zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.

Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika.

Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një “shans i largët” që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se “përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore”.

“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon,” tha shefi i forcave të armatosura. Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme”, tha ai.

Sipas tij, vendet e NATO-s duhet të mbajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve të tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata.

'Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe “shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit. Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, mban 15 % të kartonit! Shifrat e transferimit

Zyrtare/ Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, mban 15 % të kartonit! Shifrat e transferimit