Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment ndaj çdo agresori potencial, raportojnë mediet serbe.
Ai ka shtuar se politika serbe duhet ta ruajë stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë. Këto deklarata Vuçiç i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë.
Përndryshe, është raportuar sot se shteti i Bjellorusisë ia ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarakë “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, transmeton “Zeri.info”.
Vulin ka shtuar se dhurimi i këtyre avionëve është pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.
Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”. Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.
shkiet jane bere bere si koreja e kim jung -me kercenime gojen plot e beth that. jo jo smundeni me frigu askend - ju ka tregu thaqi njehere e perxhithmone. me shqiptar e keni Shum Shum veshtir me fituar pa marr parasysh qa eshte.
Përgjigju