Paralajmërimi i Lavrov: Zgjedhja e Trump si president nuk do të ndryshonte marrëdhëniet SHBA-Rusi

Paralajmërimi i Lavrov: Zgjedhja e Trump si president nuk do të ndryshonte marrëdhëniet SHBA-Rusi

Sergei Lavrov

Rizgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshonte politikën “shkatërruese” amerikane ndaj Rusisë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Serghei Lavrov, në një intervistë për CBS, raportojnë mediat e huaja.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndryshi, sepse ka një tendencë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve ruso-amerikane, të themeleve të tyre, duke përfshirë marrëveshjet për stabilitetin strategjik, barazinë, besimi reciprok, inspektimet, transparenca e kështu me radhë”, tha Lavrov në intervistën e raportuar nga agjencia ruse Ria Novosti.

Sipas Lavrov, “ata që injoruan qëllimet e mira që Putini, janë ata që duhet të mendojnë përsëri. Ne shohim brezin aktual të politikanëve në Shtetet e Bashkuara që nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga politika e papranueshme që SHBA ndoqi pas rënies së BRSS”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë