Paralizohen Financat, Bode:
Asnjë lek nga Thesari!

Paralizohen Financat, Bode:<br />Asnjë lek nga Thesari!
TIRANE- Një urdhër i kreut të Financave Ridvan Bode ka bllokuar, duke filluar nga dita e djeshme, të gjitha shpenzimet me fonde buxhetore, duke paralizuar veprimtarinë normale të institucioneve shtetërore, sidomos ato për raste të emergjencës.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i Financave bllokon me akt nënligjor shpenzimet e buxhetit. Që nga gjysma e vitit, Këshilli i Ministrave njofton për ndalimin e përdorimit të parave buxhetore nga institucionet, që nuk i kanë përdorur ato, duke lënë vetëm një shteg të hapur: lejimin me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave.

Kështu, pasi është dhënë fondi i shpenzimeve që në fund të vitit të kaluar, pasi është ndryshuar ai edhe në korrik dhe para pak ditësh me një akt normativ, tani ministritë dhe subjektet me pronar shtetin vihen sërish para bllokimit të shpenzimeve, duke lënë të hapur vetëm ato për pagat.

Ky veprim administrativ nuk mund të shihet i shkëputur nga shpallja e ankandit të jashtëzakonshëm të datës 20 dhjetor, me vlerën e 10 milionë eurove, që do të kryhet me bono thesari, me lejimin e KESH-it që të marrë një kredi në masën 32 milionë euro dhe me aktin e fundit normative të qeverisë, që lejoi rritjen e nivelit të borxhit më shumë se sa kishte caktuar në fund të vitit të kaluar, shkruhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar sot në Shqiptarja.com.

Detajet e artikullit "Paralizohen Financat, bllokojnë shpenzimet" mund ti lexoni sot në gazetë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online