Trafik i rënduar në Elbasan. Në të gjitha akset që të çojnë drejt rrethrrotullimit të Bradasheshit ka vargje kilometrike automjetesh.

Akset më të ngarkuara janë Tiranë-Elbasan, Peqin-Elbasan dhe Elbasan-Metalurgjiku.

Policia Rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.