Paralizohet modelja Kate Moss

Paralizohet modelja Kate Moss
Fundjava e shkuar në Paris, nuk ka rezultuar aq e kënaqshme për modelen britanike Kate Moss. Mësohet se bukuroshja ka kaluar një natë tejet të vështirë, teksa është gjendur në një hotel në kryeqytetin francez, gati e paralizuar. Teksa është zgjuar në mëngjes në dhomën e hotelit Ritz, Moss nuk mundi të lëvizte dorën e saj të djathtë. Stafi i hotelit menjëherë telefonoi mjekun, i cili ka vërtetuar se modelja vuan nga një sëmundje e rrallë e cila shkakton paralizë në nervat ndijorë. Modelja dhe bashkëshorti i saj janë përfshirë nga paniku, duke bërë që edhe stafi i hotelit të shqetësohej dhe të vihej në alarm. Mjekët theksuan se modelja duhet të kalojë një periudhë derisa të qetësohet, pasi paraliza ka gjasa të zgjasë pak kohë, por nuk u saktësua se sa mund të vijojë kjo gjendje.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë