Qyteti i New Yorkut, Bostoni si dhe zona të tjera në veri-lindje të SHBA-ve janë izoluar, pas paralajëmrimit të banorëve për të qëndruar në pritje të një stuhie ‘paralizuese’ nga rreshjet e mëdha të dëborës.
Rrugët kryesore janë mbyllur dhe reporterët thonë se asnjë makinë nuk lejohet të kalojë, dhe transporti publik është bllokuar, përveç shërbimeve të emergjencës.
Sipas metereologëve kjo është stuhia më e fortë në histori dhe rreth 60 milion njerëz mund të preken prej saj.
Stuhia quhet Juno dhe mund të shkaktojë rreshje dëbore deri në 76 cm në disa pjesë të New Jerseyt, Maine dhe New Hampshire. Paniku i përhapur në pritje të stuhisë ka shkaktuar kaos në transportin publik por dhe atë ajëror me anullimin e fluturimeve.
Ndërkohë paralelisht Australia po përjeton ditët e saj më të nxehta, ku raportimet flasin për temperatura që shkojnë në 35 C.
Sipas parashikimeve ditët e nxehta të Australisë mund të dyfishohen në 75 vitet e ardhshme. Vendi është akuzuar shpeshherë për injorimin e kërcënimit të ndryshimeve klimatike, për shkak se është një ndër emëtuesit më të mëdhenj për frymë të gazeve ndëtëse që shkaktojnë efektin serë.
/Shqiptarja.com

FOTO