TIRANË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kamzë ku një 37-vjeçar i identifikuar si Marash Mexhaj është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në momentin kur policia ka shkuar në banesën e autorit, ai ka tentuar që të arratiset dhe ka hedhur armën e zjarrit të llojit pistoletë nga dritarja.
Mexhaj tentoi të arratisej, por dështoi pasi u kap nga efektivët, të cilët gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan: Një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.
Ai akuzohet për veprat penale "Mbatja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.