Brikin Rusta, 23-vjeç nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka tentuar që të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr.
Ngjarja e rëndë është parandaluar nga policia e Elbasanit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizmin 23-vjeçarit që dyshohet se do të kryente vrasjen Mariglen Hidës 24 vjeç, i dënuar 2 herë më parë, për trafik të lëndëve narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh).
Brikin Rusta, në pamundësi për të realizuar planin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.
Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
U shkon mbi 600 mijë në muaj, a duhen rritur pagat e Kushtetueses?
-
Po
23.8%
-
Jo
67.1%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 143
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Tempulli’, në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Elbasan
19 Shtator, 09:08
-
Aksident në Elbasan, përplasen dy kamionë në fshatin Bradashesh! Plagoset shoferi nga Kosova
18 Shtator, 14:13
-
Operacioni ‘Tempulli’/ Gjykata e Elbasanit lë në burg 9 personat e arrestuar
18 Shtator, 13:30
-
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por flakët arritën tek tokat e fqinjëve, arrestohet 67-vjeçari në Elbasan
18 Shtator, 12:50
-
Aksident në Elbasan, mjeti përplas këmbësorin! I plagosuri dërgohen në spital
18 Shtator, 09:40
-
‘Tempulli’/ ‘Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë’! Zbardhen përgjimet e tjera, si agjenti i infiltruar 'fundosi' shpërndarësit e drogës në Elbasan
16 Shtator, 17:18
-
Krizë studentësh në vitin e ri akademik në Elbasan, mbyllen degët e gjuhëve të huaja! Drejtuesit e Universitetit: Ruajmë mësuesinë
16 Shtator, 16:01
-
Kategoria e Parë/ Pesë gola, dy kartona të kuq dhe tre penallti! Elbasani mund Vorën pas 100 minutave lojë (VIDEO)
14 Shtator, 21:10
-
Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohet 'Ujku i Cërrikut', momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia (VIDEO)
14 Shtator, 20:24
-
Elbasan/ Operacioni anti-drogë, burime: 7 në pranga dhe 5 në kërkim, mes të arrestuarve edhe një polic (EMRAT)
14 Shtator, 08:47
-
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
14 Shtator, 07:39
-
Një nga ne/ Historia frymëzuese e Marsonës, gruaja që zgjodhi të jetojë me sytë e mendjes
13 Shtator, 20:51