Parandalohet vjedhja me armë
Pranga 3 personave, 2 adoleshentë

Parandalohet vjedhja me armë<br />Pranga 3 personave, 2 adoleshentë
TIRANË – Policia e shtetit ka parandaluar një vjedhje me armë dhe të ndalojnë tre persona, dy prej të cilëve janë adoleshentë. Arlind Gëzim Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel, Roland Shyti 17 vjec, lindur në Krujë dhe E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, janë kapur dje nga policia, pasi kishin planifikuar grabitjen me armë të një taksie në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Tiranës, gjatë ndalimit, atyre ju sekuestruan; një automatik Model 56, një krehër me 7 fishekë, një kapuç, tre palë doreza farmacie, një thikë, si dhe 7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Tre personat janë kapur mbrëmë në Rrugën e Durrësit, ndërsa prej kohësh ishin përfshirë në hetim nga policia. Arlind Dani dhe Roland Shehi dyshohet të jenë autor të vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim të karburant “Elda“, ngjarje e ndodhur me datë 03 tetor 2011, në Kamëz Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online