Parandalohet vrasja në
Bllok, i ngacmoi të dashurën
Tre studentë janë zënë me njëritjetrin për ngacmimin e një femre. Njeri prej tyre nxorri armën e zjarrit duke i’a drejtuar rivalit të tij. Policia mbërriti në kohë duke parandaluar kështu një vrasje të mundëshme në zonën e Bllokut në kryeqytet. (Në foto: Ediano Merkaj, autori që u kap me pistoletë)
Policia ka parandaluar dje një vrasje që mund të sh kaktohej nga një student, i cili nxorri pistoletën për t’i qëlluar rivalit të tij. Zënka për ngacmimin e një femre është bërë shkak që njëri prej të rinjve që ishte në zonën e Bllokut të qëllonte me pistoletë ndaj personit që po konfliktohej. Dy të rinj Ediano Merkaj 20 vjeç lindur në Berat banues në Tiranë, Ligor Paraspuari 20 vjeç lindur në Berat banues në Tiranë kanë debatuar ashpër me një student në degën e stomatologjisë Xhevjon Bala 20 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës15:30 minuta. Në konflikt e sipër dyshohet se Ediano Merkaj ka nxjerrë nga brezi një pistoletë, të cilën e mbante pa leje për të qëlluar mbi Xhevjonin. Në atë moment ishte duke kaluar patrulla e policisë së komisariatit nr 2, të cilët kapën në kohë ngjarjen duke parandaluar një vrasje të mundëshme në zonën e bllokut në kryeqytet. Policia arrestoi të tre personat, pasi më pas ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë, ndërsa ndaj autorit të dyshuar rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi u kap me një pistoletë të llojit Bereta 7.62 mm me 7 fishekëbrenda dhe kundërshtim ndaj forcave të policisë.
NGJARJAEdiano Merkaj 22 vjeç ishte lidhur me një vajzë, e cila para pak kohësh ishte ndarë me ish të dashurin e saj Xhevjon Balën. Ky i fundit i kishte mbyllur të gjitha kontaktet, por një ditë e kishte ngacmuar në rrugë. Vajza ja transmeton ketë fakt të dashurit të ri Edianit,i cili konfliktohet me Xhevjonin duke i thënë: “S’ke më punë me të, pasi ajo tashmë është e imja”. Këto dhe shumë fjalë të tjera janë dëgjuar në zonën e Bllokut përballë “Vodafonit”.
Të rinjtë kanë qenë në rrugë, dhe në debat e sipër Ediano ka nxjerrë nga brezi një pistoletë me qëllim për të gjuajtur rivalin. Në atë moment kanë ndërhyrë efektivët e patrullës së policisë së komisariatit nr 2. Të tre djemtë janë zënë dhe me policinë duke u dëmtuar me grushte. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë me 7 fishekë, armë e marrë nga brezi i Edian Merkaj. Të dyja palët janë shoqëruar në komisariat për tre vepra penale, kundërshtim me dhunë ndaj të forcave të policisë si dhe armëmbajtje pa leje e prishje të rendit dhe qetësisë publike. Studentët janë shoqëruar në komisariatin nr 2 dhe janë marrë në pyetje nga inspektorët e krimit.
Të rinjtë kanë dëshmuar mbi ngjarjen duke pretenduar se kishin të drejtë që të irritoheshin për ngacmimin e së dashurës. Pak minuta më vonë efektivë të policisë janë nisur për kontrolle në banesat e të ndaluarve. Burimet e policisë së komisariatit nr 2 kanë deklaruar për shqiptarja.com se autori që u kap me armëmbajtje pa leje ishte djali i një biznesmeni të njohur në kryeqytet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47