Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gjonxhja është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai ishte aty për disa minuta, ndërsa në një dalje për mediat, tha se është thirrur për të sqaruar një çështje që nuk ka të bëjë me institucionin që ai drejton. Ai tha se është pyetur për një situatë të caktuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me asnjë tender.

‘Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPSHTRR. As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt.

Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion’, tha Gonxhja

Në deklaratën e Gonxhes është e paqartë se për çfarë çështje bëhet fjalë, ndërkohë që pritet të sqarohet në vijimi.