Parashikimet: 2012-ta,
ekonomia edhe më keq

Parashikimet: 2012-ta, <br />ekonomia edhe më keq
Qeveria shqiptare ka arritur për shpenzojë një shifër sa një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB) vetëm në vitin 2009, ndërsa aktualisht kjo është ulur në një të katërtën e PBB-së. Kjo del nga krahasimi i tre programeve afatmesme, të hartuara vitet e fundit nga ministria e Financave dhe të miratuara nga qeveria.

SHPENZIMET
Sipas tyre, del se më 2009 shpenzimet buxhetore kanë qenë 33.2 për qind. Kryeministri Berisha dhe ministry Bode më shumë se një here kanë theksuar se qeveria është ndër të paktat që mban një ritëm të tillë shpenzimesh, por për vitin në vazhdim kjo shifër mendohet të jetë 28.6 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm do të shkojë në 28.7 për qind të PBB-së. Për vitin e kaluar, më 2012-ën parashikoheshin shpenzime 30 për qind, po ashtu sikurse edhe për 2012-ën, shifra që janë korrigjuar ndjeshëm një vit më pas.

TË ARDHURAT
Përsa u përket të ardhurave buxhetore, shifrat për 2012-ën janë korrigjuar, nga 26.6 për qind e PBB-së, në 26.2 për qind, ndërsa për 2011-ën rregullimi është edhe më i madh, duke kaluar nga një parashikim 27.3 për qind, në 25.1 për qind. Parashikimi i sivjetshëm për tre vitet në vijim është
gjithnjë poshtë nivelit 26%.

PBB-JA
Po kështu, "rritjes dyshifrore" të PBB-së nuk i duket nam e nishan në asnjë moment, që kur është përmendur nga kryeministri Berisha, në fund të 2007 ës. Për 2010-ën, parashikimi fillestar ka qenë një rritje 5.5%, që ka kaluar në 4.1 për qind, për të përfunduar në një vlerësim 3.9 për qind aktualisht. Viti 2011 ka edhe korrigjimin më të lartë. Ishte parashikuar një rritje në masën 6.5 për qind, por euphoria qeveritare nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në këtë nivel. Një vit më pas, shifra për këtë vit ulet në 5.5 për qind dhe sivjet llogaritet që rritja vjet të ketë qenë 3 për qind. Korrigjime në të tilla përmasa
bëhen edhe për 2012-ën. Në mvitin 2010, kur ka hartuar programin e saj, ministria e Financave mendonte se sivjet duhej të kishim një rritje 7.1 për qind, kjo shifër u ul më pas në 6.1%, për të përfunduar në 4.3 për qind, sipas parashikimit që bëhet sivjet.

LLOGARIA
Korrigjime të ngjashme bëhen edhe sa i përket bilancit të llogarisë korrente, apo hyrjeve e daljeve të pagesave me jashtë. Për vitin e kaluar, ishte parashikuar një deficit në masën 10.8 për qind midis hyrjeve e daljeve, por ky vlerësim ka arritur në 12.5 aktualisht. Për vitin aktual, shifra fillestare ishte deficit 10 për qind, por rivlerësimi ka vendosur edhe këtu shifër të re: -
11.7 për qind.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar