Parashikimi i BB-së: Ekonomia
rritet 3.4% në 2016, ulet varfëria

Parashikimi i BB-së: Ekonomia<br />rritet 3.4% në 2016, ulet varfëria
Banka e Botërore parashikon që varfëria në Shqipëri të vijë në rënie gjatë dy viteve në vijim edhe pse pas 2008 ky fenomen ka shënuar rritje.

Niveli i popullsisë që jeton me 2.5 dollarë në ditë nga 6.1% që është vlerësuar këtë vit pritet të bjerë në fund të vitit 2017 në 5.5%.

Ndërsa përqindja e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë do të bjerë në 44.7 % në vitin 2017 nga 46.1 % që vlerësohet aktualisht.

Banka Botërore bëri parashikimet e reja këtë muaj mbi zhvillimet për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Banka pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet nga 3.4 për qind në vitin 2016 dhe me 3.5 për qind në vitin 2017 edhe pse këto ritme janë poshtë potencialeve.

Institucioni financiar ndërkombëtar rekomandon se, Shqipëria duhet të angazhohet për një konsolidim fiskal të fortë në periudhën afatmesme për të kthyer borxhin e saj në një rrugë të qëndrueshme. Nga ana tjetër, tregjet e dobëta të punës kufizojnë potencialet e ekonomisë shqiptare.

Sipas Bankës, shkalla e lartë e informalitetit në punësim në Shqipëri pengon rritjen e produktivitetit, mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat dhe mban konkurrencën në nivele të ulëta.

Gjithashtu zhvillimet në Greqi mund të kenë një ndikim më të madh në rritjen e pritshme të Shqipërisë, duke ndikuar kështu në perspektivën për uljen e varfërisë, përmes remitancave më ta paktave, eksporteve dhe investimeve gjithashtu. /Monitor/
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)