Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë. Këto kushte të motit vijojnë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në territor duke sjellë reshje fillimisht në zonat veriperëndimore dhe gradualisht përfshijnë edhe Qëndrën. Pas mesnatës reshjet shtrihen në të gjithë vendin tonë ku në Veri-Verilindje do ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 18°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E martë, 6 Prill 2021
VIJON Qëndra, Veriu dhe lindja e Europës me reshje shiu e dëbore, po ashtu mbeten me temperatura të ulta. NDERSA kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Jugore