Parashikimi i motit, e hëna rezervon temperatura të larta dhe me diell

Parashikimi i motit, e hëna rezervon temperatura të larta dhe me diell

Gjatë ditës së hënë, 13 prill do të mbizotërojë një mot i kthjellët dhe vranësira të lehta dominojnë gjatë paradites në vendin tonë sipas MeteoAlb. Por mesdita sërish sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara në skajin Verior. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Ndërsa moti në Rajon dhe Europë vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e Europës, ku vranësirat dhe reshjet mbizotërojnë. Ndërsa mot i kthjellët mbetet për Brigjet e Egjeut dhe gjithë Rajonin e Mesdheut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar