Parashikimi i motit për ditën e sotme, kthjellime dhe ulje temperaturash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, kthjellime dhe ulje temperaturash

Foto ilustruese

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin gjatë paradites në Shqipëri dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash. Sipas Meteoalb, orët në vijim i bëjnë vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 29°C. Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.

Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav do të mbeten në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje të pakta shiu paraqiten pjesërisht Europa Qëndrore dhe brigjet e Egjeut. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Britania e Madhe do të mbizotërohen nga moti i qëndrueshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim