Moti edhe tre ditët në vijim do të jetë i njëjtë, me temperatura të larta dhe me diell, sipas sinoptikanëve. Nesër dhe gjatë fundjavës, moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore.
Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje. Ndërsa temperaturat pritet të jenë në bregdet: 19 / 29 °C, në vendet e ulëta: 18 / 30 °C dhe në vendet malore: 11 / 27 °C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Komente

