Shërbimi meteorologjik ushtarak parashikon të kemi një javë me diell deri të premten.
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare.
Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1-3ballë.