Moti i keq i ditëve të fundit do të marrë fund të shtunën e 16 marsit. Meteorologja Adiola Bani tha për Report TV se reshjet e shiut do të vijojnë deri ditën e premte, ku situate më problematike do të paraqitet ditën e mërkurë dhe të enjte.
Ndërkohë që duke nisur nga e shtuna do të kemi kthjellim të motit dhe rritje të temperaturave
"Për sa i përket muajit mars, duke nisur që prej ditës së shtunë e në vijim, do të kemi një mot të qendrueshëm ku mund të priten reshje shiu lokale, kryesisht në zonat jugore dhe ato qendrore", thotë Adiola Bani.

Ditët e fundit, ulja e temperaturavve ka rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës. Gjatë natës, në zonat veriore dhe ato verilindore ka pasur reshje dëbore ku trashësia ka arritur deri në 20 cm. Megjithatë, situata nuk paraqitet problematike.
Komente

