Gjatë ditës së sotme, do të vijojë moti i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor. Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.