Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat jugore. Mesdita dhe pasditja do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.
Mbrëmja përmirëson gradualisht kushte e motit në zonat Jugore dhe pjesërisht ato qendrore. Ndërsa veriu mbetet me reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë.
Britania e Madhe dhe vendet nordike do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbetet Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinenti Europian do të jetë me vranësira të shpeshta shiu në zonat Jugore dhe në pjesën më të madhe të Qendrës, ku pritet që herë pas here të kemi dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere.