Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten temperaturat

Ditën e sotme, deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do t'i bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 - 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht ajo Qendrore do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Vijojnë vranësirat e shumta të sjellin reshje dëbore në Gadishulli Skandinav dhe në Lindje të kontinentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese