Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Territori shqiptar është përfshirë nga masat ajrore të qëndrueshme, ku gjatë paradites do të kemi dominim të motit të kthjellët dhe kalime të pakta të vranësirave më të dukshme këto do të jenë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, në vijm parashikohet që vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme por nuk do të mund të sjellin reshje në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Europa Jugore dhe vendet Nordike do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira dhe reshje dëbore do të vijoj të jetë Europa Lindore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime