Ditën e sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradites.
Sipas Meteoalb, pritet që në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore, pjesërisht zonat qendrore dhe veriore. Ndërsa vija bregdetare do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.