Shqipëria
Moti – E diel, 18 Prill 2021
Sipas MeteoAlb: Kthjellime e vranësira kalimtare kanë dominuar motin në territor duke gjeneruar shira të pakët në zonat qëndrore, POR mesdita sjell shtim të vranësirave dhe në zonat malore ku priten shira. EDHE pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore NDERSA mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore tw cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes ku minimumi do jetë 3°C, por rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndwrsa maksimumi në rang vendi do shënojë 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites, por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndwrsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Shqipëria
Moti – E hënë, 19 Prill 2021
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës Dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do fryjë meatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E hënë, 19 Prill 2021
Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën Jugore të kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, dhe shtrëngata shiu. Po ashtu pjesërisht europa qëndrore vijon me reshje shiu. Ndwrsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten Veriu dhe Lindja e Kontinentit.