Parashikimi i motit për sot/ Paraditja e qëndrueshme, kthjellime dhe vranësira pasdite

Parashikimi i motit për sot/ Paraditja e qëndrueshme, kthjellime dhe vranësira pasdite

Paraditja vijon nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë në vend. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime. 

Temperaturat e ajrit  do të rriten  në mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C  minimumi deri në 17°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë, sipas meteoalb.

Rajoni dhe Europa
Sot do të vijojë ndikimi i vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës në Europën Veriore, Lindore dhe atë Qendrore, po ashtu me reshje shiu mbeten Ishujt Britanikë. Ndërsa kthjellime mbizoterojne në Europën Jugore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet