Parashikimi i motit për sot, pas mesditës priten vranësira në të gjithë vendin

Ditën e sotme, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Ndërsa pjesa më e madhe e Jugut do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Gadishulli i Ballkanit do të dominohet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu, parashikohet që në zonat Veriperëndimore të Ballkanit herë pas here të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje dëbore do të jetë Gadishulli Skandinav. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Perëndim të Europës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)