Parashikimi i motit për sot, pritet të ketë reshje shiu në të gjithë territorin

Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale