Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër! Mësimi i pezulluar në 13 shkolla! Aksi Qafë Thore-Theth i bllokuar

Kushtet e motit duket se janë përmirësuar, por situata vijon të jetë problematike në Shkodër. Nga 56 shkolla, ku ishte pezulluar mësimi, ditën e nesërme procesi do fillojnë normalisht në 43 prej tyre, por për shkak të motit të keq, në 13 prej tyre në Shkodër, mësimi do të vijojë të mbetet i pezulluar.

Për situatën në Shkodër ka një ‘përplasje’ në pasqyrimin e të dhënave mes Bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit thotë se situata është përmirësuar, por në fakt, Bashkia Shkodër na sjell një panoramë tjetër për situatën në të gjithë qarkun. Sipas Bashkisë, është përkeqësuar situata pasi është rritur sipërfaqja e tokës së përmbytur.

Në mëngjes u raportua për 1220 ha tokë të përmbytur, ndërsa në përditësimin e të dhënave të Bashkisë thuhet se ka shkuar në 1340 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur. Në Shkodër aksi Qafë Thorë- Theth është i pakalueshëm. Ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit. Gjithashtu në disa rrugë është e pamundur të qarkullohet përveçse me automjete të larta, për shkak se ka prani të madhe të ujit. Ndërkohë rënia e ortekëve ka sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Në këtë zonë dendësia e dëborës arrin mbi 1 metra.

KORÇË- Edhe në këtë zonë, ka pasur problematika për shkak të motit të keq. Në zona të caktuara niveli i dëborës arrin deri në 2 metra. Si pasojë, është dëmtuar aksi rrugor, Panarit-Shtyllë, hapja e tij pritet të bëhet ditën e sotme.  Kjo zonë është gjithmonë shumë problematike pas reshjeve të borës, pasi në vitet e shkuara ka pasur dhe izolim të banorëve për shkak te motit.

Ndërsa në Dibër, në rrugën e Arbrit është qetësuar situata dhe vijon qarkullimi i lirë i automjeteve.

LEZHË- Situata në qarkun e Lezhës e shkaktuar nga moti i keq, është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika. Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut dhe të dëborës, nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve.

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e qarqeve të ndryshme të vendit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime. Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Ministria ka njoftuar se si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:33
Moti i keq/ Bashkia dhe Ministria ‘përplasen’ për situatën në Shkodër

1674117987_Screenshot1.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Në njoftimin e përditësuar për Bashkinë Shkodër e Lezhë, ministria thotë se situata është përmirësuar.

Por në fakt, Bashkia Shkodër na sjell një panoramë tjetër për situatën në të gjithë qarkun. Sipas Bashkisë, është përkeqësuar situata pasi është rritur sipërfaqja e tokës së përmbytur.

Në mëngjes u raportua për 1220 ha tokë të përmbytur, ndërsa në përditësimin e të dhënave të Bashkisë thuhet se ka shkuar në 1340 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur.

Raportimet nga Ministria dhe Bashkia Shkodër

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes raporton se nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë. Borëpastrueset nga firmat kontraktore dhe ARRSH po punojnë për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Bashkia

Situata e përmbytjeve në Shkodër është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1340 Ha, krahasuar me mëngjesin e sotëm është rritur me 120 Ha. Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 hektar të përmbytur, njësia Administrative Dajç 40 Ha tokë bujqësore, ndërsa rruga e Obotit ka prezence uji 80 cm (rritur me 15 cm).

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.30 e rritur me 20 cm (kuota max 7.50 m) dhe niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.50 metra me një rritje prej 5 cm ( kuota max 8.70 m ). Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ende ka prezence uji në oborret e 30 banesave të fshatit Obot dhe se në rrugën e këtij fshati ka shkuar një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqi , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji në rrugë 70 cm, ndërsa për momentin rruga është e pakalueshme me mjete dhe ka një rritje të nivelit prej 40 cm. Grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Ora 17:32
Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për zhbllokimin e 3 akseve rrugore, Shkodër e Kukës! Janë dërguar ndihma për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti më 15 janar në Dibër

Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se në të gjithë vendin ka një përmirësim të situatës së krijuar nga moti i keq, megjithëse disa akse rrugore të vendit vijojnë të jenë të bllokuara.

Në përditësimin më të fundit,  ministria njofton se po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, Qafë Thore-Theth, Dushaj-Lekbibaj.

Njëkohësisht njoftohet se janë dërguar ndihma për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti më 15 janar në Dibër.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.

Ora 15:41
Moti i keq, Kushi: 43 shkolla fillojnë nesër normalisht mësimin, 13 në Shkodër procesi mësimor mbetet i pezulluar! Ja cilat janë

Nga 56 shkolla në vend ku ishte pezulluar mësimi, ditën e nesërme procesi do fillojnë normalisht në 43 prej tyre, ndërsa në 13 prej tyre procesi mbetet i pezulluar. Shkollat ku të hënën nuk do të rifillojë procesi mësimor ndodhen në Pult, Shosh dhe Shalë të Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit Evis Kushi.

Shkollat në qarkun e Shkodrës ku nesër nuk do të fillojë mësimi.

  •  1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
  •  2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,
  •  3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
  •  4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
  •  5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
  •  6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
  •  7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
  •  8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
  •  9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
  •  10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
  •  11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
  •  12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
  •   13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
  • Shkollat ku do të fillojë nesër mësimi:
  • 1.      Shkolla 9-vjeçare "Perlat", Hamallaj,
  • 2.       Shkolla 9-vjeçare "Met Hasa", Durrës
  • 3.       Shkolla 9-vjeçare "Fshati Rinia", Durrës
  • 4.      Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë
  • 5.      Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër
  • 6.      Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj
  • 7.      Shkolla 9-vjeçare " Kolec Mekshaj", Tale
  • 8.      Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll
  • 9.      Shkolla e Mesme e Bashkuar "Llesh Nik Daka", Shënkoll
  • 10.  Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni", Rril
  • 11.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen
  • 12.  Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen
  • 13.  Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen
  • 14.  Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen
  • 15.  Shkolla 9-vjeçare (jopublike) "Effata", Pllanë
  • 16.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet
  • 17.  Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet
  • 18.  Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet
  • 19.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë
  • 20.  Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin
  • 21.  Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin
  • 22.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej
  • 23.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej
  • 24.  Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti", Lezhë
  • 25.  Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja", Lezhë
  • 26.  Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta", Lezhë
  • 27.  Shkolla 9-vjeçare “Kosova", Lezhë
  • 28.   Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza", Lezhë
  • 29.  Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë
  • 30.  Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë
  • 31.  Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistët”, Lezhë
  • 32.  Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë
  • 33.  Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë
  • 34.  Shkolla e Mesme e Bashkuar "Karl Gega", Balldren
  • 35.  Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren
  • 36.  Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren
  • 37.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht
  • 38.   Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht
  • 39.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç
  • 40.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër
  • 41.  Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë
  • 42.  Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh
  • 43.   Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh
Ora 13:37
Në zona të caktuara deri në 2 metër dëborë, bllokohet aksi rrugor Panarit-Shtyllë në Korçë

1674391273_debore.JPG

Aksi rrugor Panarit - Shtyllë në Bashkinë Korçë me prezencë të borës që shkon deri në 2 metra në pjesë të caktuara. Ky aks rrugor momentalisht është i bllokuar. Sipas burimeve pranë Bashkisë Korçë, na bëhet e ditur se po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor me disa mjete. Hapja pritet të kryhet brenda ditës së sotme.

Kjo zonë është gjithmonë shumë problematike pas rreshjeve të borës, pasi në vitet e shkuara ka pasur dhe izolim të banorëve për shkak te motit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes pak minuta me parë ka bërë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet për qëllime turistike në vende malore. Ndërkaq sinoptikanët kanë parashikuar që ditët në vazhdim të kenë shtim të rreshjeve te dëborës dhe ulje të temperaturave.

Ora 12:12
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën në vend: Rënia e inerteve dëmton urat në Lezhë dhe Shkodër! Lumenjtë nën nivelin kritik

 

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e qarqeve të ndryshme të vendit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq. Pritet që ditën e sotme dhe të nesërme të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa pas datës 24 janar parashikohen kthjellime.

Nivelet e lumenjve edhe sot janë nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmëri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Ministria ka njoftuar se si pasojë e rënies së inerteve janë dëmtuar disa ura në Shkodër dhe në Lezhë.

“Nuk kanë munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale për te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre. Janë të demtuara ura në fshatin Bardhaj të bashkise Shkodër, ura e Gjinajve në njesinë administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejes, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhe dhe ura në vendin e quajtur Koder Mulliri po në këtë bashki”-thuhet ndër të tjera në deklaratën që dha Brisilda Sina, përgjegjëse e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile

Ora 11:18
VIDEOLAJM/ Elektricistët sfidojnë të ftohtin në Elbasan dhe Berat, me tela në duar kalojnë vështirësitë dhe ngjiten në shtylla për rikthimin e energjisë elektrike

Report Tv, përmes pamjeve tregon elektricistët që sfidojnë motin dhe rrezikojnë jetën duke hipur në shtyllat e energjisë elektrike vetëm për të rregulluar defekte që mund të kenë lënë pa drita shumë familje.

Ditët e fundit, i gjithë territori i vendit u pëfshi nga moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ose dëbore. Por kjo nuk i ndali elektricistët në zonën e Elbasanit dhe Beratit që të ishin në krye të detyrës për të rikhtyer energjinë elektrike. Në pamjet duket se me tela në duar, kalojnë vështirësitë për tu ngjitur në shtylla që të rregullojnë defektet.

Puna e tyre risjell në kujtesë personazhin e Dedës, në filmin ‘Rrugë të Bardha’ të 1974 të luajtur nga aktori Rikad Larja.

Ora 10:25
VIDEO/ Reshjet e dëborës në Shkodër, bllokohet aksi Bogë-Theth! Vështirësohet ndërhyrja prej rënies së orteqeve

 

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar situatë më problematike në qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Theth është i bllokuar te zona e orteqeve. Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 cm-1 metër.

Orteqet kanë rënë edhe në fillim të qafës së Thorës dhe ndërhyrja me mjete kontraktore është e vështirë nëse nuk pushojnë reshjet pasi rrezikohen punëtorët. Ndërkohë aksi Hani Hotit-Tamarë nuk ka probleme dhe qarkullimi kryhet normal.

Edhe aksi Tamarë-Vermosh është i hapur por për qarkullim duhet që mjetet të kenë goma dimërore dhe përdorimi i zinxhirëve në segmente të pjerrëta.

Ora 09:58
Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, nuk ka rrugë të bllokuara nga reshjet e borës! 530 hektarë tokë ende nën ujë

1674287990_finalprojekt.00152401.Still004.jpg

Gjatë orëve të fundit, situata në qarkun e Lezhës e shkaktuar nga moti i keq, është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530 hektarë tokë janë të përmbytura, 160 hektarë më pak krahasuar me mbrëmjen e djeshme.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika.

Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut dhe të dëborës, nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve.

Ora 09:41
1220 hektarë tokë nën ujë si pasojë e motit të keq në Shkodër, ujësjellësi ‘Oblika 1’ del jashtë funksionit

1674040892_hgkuguy.jpg

Sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve të shiut, është 1220 hektarë tokë. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit. Gjithashtu në disa rrugë është e pamundur të qarkullohet përveçse me automjete të larta, për shkak se ka prani të madhe të ujit.

Në aksin Tamarë-Vermosh qarkullimi është i mundur vetëm nëse mjetet janë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ora 09:07
Situata nga reshjet e dëborës, ARRSH: Në Qafë Thore-Theth vijon rënia e ortekëve, mbi 1 metra dëborë

 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates.

Ndsërsa rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH njofton se në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Dendësia e dëborës mbi 1 metra.

ARRSH i bën thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

 

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'