Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë i paqëndrueshëm. Dita nis me kthjellime në mëngjes, vranësira të dendura në vijim të cilat do të pasohen më pas me reshje shiu dhe rrebeshe lokale në pjesën tjetër të ditës, përkatësisht në zonat malore dhe qendrore.
Temperaturat minimale do të luaheten 12-19 gradë ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-24 gradë celcius në veri dhe 24/27 gradë celcius në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 75 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur .