Në një intervistë për Report Tv, Besa Sherollari, specialiste parashikimi te sherbimi meteorologjik ushtarak foli për situatën e motit dhe qytetet, të cilat do kenë mot të vranët dhe temperatur të ulta ne vijim për ditën e nësërme.
"Diten e sotme masat ajrore me origjinë Jugore ka ndikuar në rritjen e temperaturave në të gjithë territorin dhe do të vazhdojë e njëjta situatë edhe në mbrëmje, përveç disa qarqeve dhe veriut të vendit , të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu apo me kthjellime e vranësira të lehta. Pavarësisht se shohim diell në kryeqytet , veriu i vendit ka pasur rreshje me intensitet të dobët, ndërsa pjesa veri-perëndimore është shoqëruar me rreshje shiu me intensitet mesatar", tha specialistja Sherollari.
Gjthashtu ajo ka komentuar edhe për situatën meterologjike për ditën e sotme dhe të nesërme përsai përket veriut të vendit, ku sipas saj temperaturat do të ulet dhe do vazhdojnë rreshjet e shiut, të paktën deri ditën e martë.
"Në mbrëmje do kemi mot të vranët në gjithë territorin. Rreshjet e shiut do shtrihen në gjithë vendin, por me intensitete të ndryshme në pjesë të ndryshme të tij. Nga 24 orëshi i ditës së shtune do jetë mot i vranët dhe në veri të vendit do ketë rreshje afatshkurtra, ndërsa në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës do ketë rreshje me intensitet të lartë. Kjo situatë do jetë deri në mesditë e më pas do vijojnë rreshje me intensitet të ulet. Pasditja e së shtunës do ketë një ndërprerje gati në gjithë territorin, sidomos në pjesën e ulët të tij. Nga e diela deri te mërkurën do ketë masa ajrore të qendrushme, por që do ndjehet sikur do sjellin dhe dimrin. Ditën e hënë dhe të martë, në zonat malore priten temperatura minus 4 gradë celsius.Në qarkun Shkodër pritet që nga orët e pasdites dhe mbrëmjes, rreshjet e shiut do kenë intensitet të larte, ndërsa në Lezhe do jenë prezentë, por me intensitet më të ulët. ", tha Besa Sherollari.
Përsa i përket temperaturave të larta që kanë prekur sot kryeqytetin, specialistja tha se kjo situatë ka ndodhur edhe më parë dhe nuk ka asgje alarmante.
"Ndërsa temperatura e ngrohta, sidomos në kryeqytet ka qenë për shkak të masë ajorore jogore dhe erës në kuadratin jugor, bashkimi i tyre sjell rritjen e temperaturave. Por, kjo situatë nuk është e çuditshme, pasi episode të tilla afatshkurtra të një moti të ngrohtë kanë ndodhur edhe vite më parë. Janë vlera të larta, por jo të pazakonta. Pjesa e Ballkanit , pjesa veri-përendimore është në kushte të paqëndrueshme si për shembull rasti i Malit të Zi i cili shoqërohet me rreshje shiu dhe shtrëngatë. Europa qëndrore është e përshirë nga masat e ftohta qe vinë nga Siberia dhe kryesisht temperatura të ftohta", tha specialistja e parashikimi të motit.