Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Foto ilustruese

Gjatë paradites së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore. Por pas mesditës pritet të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin, ku në skajin verilindor do të jenë më të dukshme duke krijuar mundësi për shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkani qëndror do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e motit të vranët dhe shirave do të jenë Ishujt Britanik. Lindja e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e reshjeve të dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun